Ndërlidhjet

Lavrov: Akuzat amerikane për furnizim të talibanëve janë të pabaza


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha mbrëmë se akuzat e Shteteve të Bashkuara, se Moska i furnizon me armatim talibanët në Afganistan, janë të pabaza.

Pardje, një zyrtar ushtarak amerikan në Kabul, që ka folur para gazetarëve në kusht të anonimitetit, tha se Rusia po u dërgonte talibanëve pushkë automatike dhe armatim tjetër me peshë të mesme, për përdorim në provincat jugore afgane, Helmand, Kandahar dhe Uruzgan.

“Këto komente janë joprofesionale dhe të pabaza”, tha Lavrov në një konferencë për gazetarë në Moskë, dhe ka shtuar se zyrtarët e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara “e dinë shumë mirë se këto pretendime janë të rrejshme”.

“Askush nuk e ka paraqitur asnjë fakt të vetëm”, tha Lavrov.

Zyrtari i lartë rus tha se qëndrimi i Rusisë është që talibanët duhet të marrin pjesë në negociatat për paqe në Afganistan, ndërsa për të ndodhur kjo, talibanët duhet “ta ndalin dhunën, të shkëtputen nga terrorizmi dhe ta respektojnë kushtetutën”.

XS
SM
MD
LG