Ndërlidhjet

SHBA: Senati e konfirmoi kryesuesin e hetimeve për përzierjen ruse në zgjedhje


Rod Rosenstein
Rod Rosenstein

Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka konfirmuar Rod Rosenstein për zëvendësprokuror të përgjithshëm, pasi për të votuan 94 vetë, ndërsa kundër ishin vetëm 6 senatorë.

Ky prokuror me përvojë të gjatë do ta mbikëqyrë hetimin e Departamentit të drejtësisë lidhur me ndikimin rus në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr pas zbulimeve se kishte pasur kontakte të panjohura me ambasadorin rus, vitin e kaluar.

Njëherësh, Komiteti i drejtësisë i Senatit ka shpallur se dy ish-zyrtarë të administratës Obama, drejtori i inteligjencës, James Clapper, dhe zëvendësprokurorja e përgjithshme, Sally Yates, do të dëshmojnë më 8 maj në hetimin e komitetit për ndërhyrje të dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Senatori republikan, Lindsay Graham, që është anëtar i këtij komiteti, tha se dëshiron të bisedoj me ish-zyrtarët Clapper dhe Yates, nëse ata kanë pasur njohuri për urdhrin e gjykatës për lejimin e agjencisë FBI për monitorimin e komunikimeve të këshilltarit të fushatës së Donald Trumpit, Carter Page, në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG