Ndërlidhjet

Britania “mund t’i bashkohet SHBA-së” në sulmet në Siri


Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson.
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, tha se do të ishte shumë vështirë për Britaninë të refuzonte SHBA-në, nëse kjo e fundit i kërkon mbështetje për një tjetër sulm ushtarak në Siri.

Johnson i tha BBC-së se ligjvënësit jo me doemos duhet të votojnë ndonjë propozim për veprim të përbashkët.

SHBA ka kryer sulm me raketa në një bazë ajrore të Sirisë në fillim të këtij muaji, pak ditë pasi një sulm kimik ka lënë të vrarë mbi 80 veta dhe të plagosur qindra të tjerë.

Johnson tha se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, “ka vrarë qytetarë të tij me armë që janë ndaluar gati 100 vjet më parë”.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm britanik, David Cameron, ka humbur votën në Parlament për veprimin e mundshëm ushtarak të Britanisë kundër regjimit të Assadit, për të penguar përdorimin e armëve kimike.

Britania është pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin militant Shteti Islamik në Siri, por nuk ka ndërmarrë masa ushtarake kundër Assadit.

XS
SM
MD
LG