Ndërlidhjet

Londër: U arrestua një i dyshuar për terrorizëm


Pamje gjatë arrestimit të një personi sot në Londër
Pamje gjatë arrestimit të një personi sot në Londër

Policia e Britanisë sot e ka arrestuar një person 27 vjeçar, afër Parlamentit të Britanisë dhe ndërtesat e tjera qeveritare në Londër, për posedim ilegal të armëve dhe për dyshim se ka përgatitur “akte të terorizmit”.

Policia tha se ky person ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Whitehall Street në Londër, pas “ndaljes dhe kërkimit në kuadër të një operacioni që po zhvillohet”.

Reporterët i kanë parë së paku dy thika në tokë, derisa policia ia vuri prangat personit të dyshuar, i cili ishte i veshur në të zeza dhe e kishte një çantë në shpinë.

Policia tha se askush nuk është lënduar gjatë këtij arrestimi.

Autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e personit të arrestuar.

Polcia menjëherë e ka bllokuar gjithë rajonin, duke e ndalur trafikun në një rrugë tejet frekuentuese dhe shtigjet e afërta për këmbësorë.

XS
SM
MD
LG