Ndërlidhjet

Gjermania e cilëson kushtetuese zgjedhjen e Xhaferrit, kërkon krijimin e qeverisë


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel

Ministri i Jashtëm i gjermanisë, Sigmar Gabriel, e ka cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj Kuvendit të Maqedonisë dhe ka kërkuar krijimin e menjëhershëm të qeverisë së vendit.

“Ngjarjet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ku Kuvendi u sulmua dje dhe ligjvënësit u rrahën përpara syve të personelit të sigurisë, nuk janë në përputhje me atë që ne në BE presim nga një kandidat për anëtarësim në BE".

"Një qeveri tani duhet të krijohet përfundimisht në Shkup, që të përmbushë mandatin e dalë nga zgjedhjet demokratike që janë mbëjtur në dhjetor. Është e papranueshme që partia që ka qenë në pushtet ka refuzuar të lejojë që kjo të bëhet dhe mbështetësit e saj kanë hyrë më forcë në Kuvend dhe kanë rrahur ligjvënësit", thuhet në deklaratën e ministrit Gabriel.

Ndërkaq, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Federale ka shtuar këtë deklarët:

“Talat Xhaferri është kryetar i zgjedhur I Parlamentit në mënyrë kushtetuese. Ky rezultat, së bashku me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare – gjithashtu duhet të respektohen nga kundërshtarët e tij. Ne presim që qeveria të ruaj rendin dhe ligjin në vend.

Zyrtarët përgjegjës në Shkup duhet ta kthejnë përkushtimin e deklaruar për Evropën në vepër, të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mundësojnë që ai të zbatohet. Kjo porosi e qartë nga qeveria gjermane sot i është përcjellur ambasadorit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë kur u thirr në Zyrën e Jashtme Federale", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG