Ndërlidhjet

Rohani paralajmëron për autoritarizëm nëse rivalët e tij fitojnë zgjedhjet


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani i ka paralajmëruar iranianët se vota për rivalët e tij, do të sillte autoritarizëm më të madh në vend, teksa kundërshtari i tij më i madh politik, ka kritikuar politikat e tij ekonomike.

Rohani dhe rivali Ebrahim Raisi kanë folur në tubime të ndara më 29 prill, një ditë pas debatit televiziv, që u organizuar tre javë para zgjedhjet presidenciale të 19 majit.

Rohani është duke kërkuar një mandat të ri presidencial. Ai në tubimin në qyteti Yazd tha se “ne nuk do t’i jeojmë ata që të sjellin në vend atmosferën e sigurisë dhe policisë”.

“Iranianët do t’i dëshmojnë botës në zgjedhjet e 19 majit se epoka e dhunës, ekstremizmit dhe presionit mbi vendin tonë ka marrë fund dhe se Irani është duke ndjekur rrugën e arsyes”, tha ai.

Raisi, kleriu që është aleat i ngushtë i udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, konsiderohet si rivali kryesor i Rohanit, së bashku me kryetarin e Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf.

Raisi, gjatë një tubimi në Teheran, kritikoi ashpër gjendjen ekonomike të Iranit. Ai tha se shteti po përballet “me një situatë të papranusheshme për shkak të menaxhimit të dobët”.

Khamenei gjithashtu ka kritikuar politikat ekonomike të Rohanit, duke thënë se marrëveshjet që ai ka negociuar me Perëndimit dhe konsensionet që ka bërë në marrëveshjen për programin bërthamor të Teheranit, nuk ka sjellë përmirësim në ekonominë e vendit.

XS
SM
MD
LG