Ndërlidhjet

Ditë zie në Kirgizi për viktimat nga rrëshqitjet e dheut


Kirgizi
Kirgizi

Në Kirgizi sot është shpallur ditë zie për të nderuar 24 njerëzit që humbën jetën një ditë më parë nga rrëshqitjet e dheut në një fshat në jug të vendit.

Flamujt në mbarë vendin janë ulur në gjysmështizë dhe të gjitha ngjarjet argëtuese janë anuluar në mbarë vendin.

Ministria e Emergjencave ka njoftuar se në mesin e viktimave nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Ayu, janë edhe 9 fëmijë.

Operacionet e kërkim shpëtimit kanë rifilluar edhe mëngjesin e sotëm por më pas ato u ndërprenë për shkak të reshjeve të borës dhe shiut.

Kirgizia është 95 për qind terren malor. Ministri i Emergjencave, Kubatbek Boronov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se më shumë se 5 mijë zona në mbarë vendin po përballen me rrezik ndaj rrëshqitjet e dheut apo vërshimet.

XS
SM
MD
LG