Ndërlidhjet

Vritet në Stamboll themeluesi i një televizioni në persisht


Saeed Karimian
Saeed Karimian

Themeluesi dhe drejtori i televizionit në gjuhën persishte, Gem TV është vrarë në Stamboll, raportojnë mediat.

Saeed Karimian raportohet se është qëlluar për vdekje së bashku me partnerin e tij të biznesit në lagjen Maslak në Stamboll.

Policia turke është duke hetuar këtë rast, që duhet se është vrasje.

Karimian ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë iraniane me 6 vjet burgim, për përhapjen e propagandës kundër Iranit.

Grupi Gem, ishte themeluar më 2006 në Londër por selia e kësaj kompanie më pas u zhvendos në Dubai.

Uebfaqja e këtij grupi thotë se ka 17 kanale në gjuhën persishte, një kanal që transmetohet në gjuhën kurde, azerbejxhane dhe në gjuhën arabe.

XS
SM
MD
LG