Ndërlidhjet

Macron: BE duhet të reformohet


Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron.
Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron.

Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës.

Macron, kandidat i qendrës, do të përballet në balotazhin e 7 majit me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok.

Duke folur për BBC-në, Macron tha se “është pro-evropian” dhe se mbron idenë evropiane, duke besuar se “është jashtëzakonisht e rëndësishme për popullin francez dhe vendin e tij në globalizim”.

“Por, në të njëjtën kohë, duhet të përballemi me situatën, t’i dëgjojmë njerëzit, të dëgjojmë faktin se ata janë shumë të zemëruar që BE nuk është më e qëndrueshme”, tha Macron.

Tash për tash, Macron udhëheq në sondazhe.

XS
SM
MD
LG