Kryeministri i Çekisë, Bohuslav Sobotka ka paralajmëruar dorëheqjen e qeverisë së tij për shkak të çështjeve të pazgjidhura me ministrin e Financave dhe rivalin e tij, Andrej Babis.
Ai tha se gjatë javës do t’a takoj Presidentin, Millosh Zeman për t’i dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë, raporton Associated Press.
Ky veprim pasqyron tensionet brenda koalicionit qeverisës gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare.