Ndërlidhjet

Mediat: SHBA-ja mund të dërgojë mijëra trupa në Afganistan


Komandanti i SHBA-së në Afganistan, gjenerali John W. Nicholson
Komandanti i SHBA-së në Afganistan, gjenerali John W. Nicholson

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald trump dhe të ushtrisë së SHBA-së kanë rekomanduar dërgimin e të paktën 3000 trupave shtesë të SHBA-së në Afganistan për të luftuar militantët Talibanë, njoftuan mediat amerikane.

Trupat shtesë do t’u mundësojnë këshilltarëve të SHBA-së të punojnë me një numër më të madh të forcave afgane dhe më afër linjave të frontit, ka cituar New York Times fjalët e zyrtarëve në një raport të 8 Majit.

Anëtarëve të tjerë të NATO-s gjithashtu do t’u kërkohet që të dërgojnë trupa të tjera, shkruan Washington Post.

Rreth 13.000 trupa të NATO-s aktualisht janë në Afganistan, përfshirë edhe 8.400 amerikanë.

Rekomandimi duhet të miratohet nga Trump i cili, sipas shkrimeve, pritet që të marrë vendimin përpara Samitit të NATO-s më 25 Maj.

Në muajin shkurt, komandanti i SHBA-së në Afganistan, gjenerali John Nicholson, i tha Kongresit se “kishte mungesë prej disa mijëra” trupash dhe se një numër më i madh i personelit do të mundësonte ushtrinë e SHBA-së që të këshillojë ushtrinë afgane më me efektivitet.

Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja larguan Talibanët nga pushteti, pas sulmeve që u kryen në SHBA në shtator të vitit 2001 nga Al-Kaida, liderët e të cilës u strehuan nga grupi militant në Afganistan.

Talibanët janë ringjallur në vitet e fundit dhe kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit.

Operacionet luftarake të SHBA-së në Afganistan zyrtarisht kanë përfunduar më 2014, por forcat special kanë vazhduar të ofrojnë mbështetje për forcat afgane.

XS
SM
MD
LG