Ndërlidhjet

Pacolli: Reciprocitet i serbëve të Kosovës me Luginën e Preshevës



Presidenti i Kosovës Bexhet Pacolli ka deklaruar për agjencinë "Presheva jonë" se çështja e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të jetë temë e dialogut Prishtinë-Beograd, nëse delegacioni serb e aktualizon çështjen e serbëve të Kosovës.

Pasolli ka theksuar se bashkësisë serbe nuk i është premtuar asgjë, dhe ka thënë se në dialogun me Beogradin, Prishtina do t'u përmbahet "vijave të kuqe".

Presidenti kosovar ka sqaruar se në të ardhmen, me Serbinë do të bisedohet vetëm për çështjet teknike, dhe "kurrsesi për çështjet tjera politike siç janë kufijtë, apo disa çështje të brendshme, siç është ajo e Mitrovicës".

Pacolli ka thënë se dialogu do të përfundojë ashtu siç ka filluar, "si dialog ndërmjet dy shteteve, pa përfshirjen e komuniteteve pakicë".
XS
SM
MD
LG