Ndërlidhjet

Kanada, zgjedhjet në maj


Kanadaja do të mbajë zgjedhjet në muajin maj, pasi qeveria konservatore e kryeministrit Stefan Harper pësoi humbje gjatë votimit në Parlament.

Mocioni, i iniciuar nga partitë opozitare, u votua me 156 vota për dhe 145 kundër.

Opozita akuzon qeverinë për keqpërdorim të pushtetit, keqmenaxhim dhe gabime etike.

Maji sjell zgjedhjet e katërta brenda shtatë vjetësh në Kanada.
XS
SM
MD
LG