Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi viziton Hungarinë


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Laslo Kover, do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari, nga data 28 deri më 31 mars.

Në kuadër të delegacionit do të jenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Mehmet Hajrizi, e këshilltari Skënder Reçica.

Krasniqi do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit humgarez, ka bërë të ditur Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG