Ndërlidhjet

SHBA: Pakistani ka bërë pak progres kundër militantëve


Raporti më i ri i Shtëpisë së Bardhë thotë se Pakistani ka bërë pak progres, gjatë vitit të kaluar, në luftimin e militantëve dhe duket se autoritetet e këtij vendi “nuk kanë rrugë të qartë për t’i shkaktuar disfatë kryengritjes” në Pakistan.

Në raportin dërguar Kongresit, që u publikua mbrëmë, mëtutje thuhet se situata e sigurisë në disa pjesë të rajoneve kufitare të Pakistanit afër Afganistanit, aktualisht është përkeqësuar.

Në raport theksohet se forcat e Pakistanit kishin probleme në parandalimin e militantëve nga kthimi në hapësirat, që njëherë ishin pastruar, duke thënë se në një rast, ushtria e Pakistanit ishte dashur që të ndërmarrë operacione kryesore të pastrimit tri herë gjatë dy viteve.

Megjithatë, raporti thekson se përkundër një numri të vështirësive, Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani vazhdojnë të bashkëpunojnë ushtarakisht.

Në raport, poashtu, thuhet se “luftime të ashpra” me talibanët në Afganistan priten të vazhdojnë këtë pranverë.
XS
SM
MD
LG