Ndërlidhjet

EULEX: Arrestohet një person për krime të luftës



Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për Krime të Luftës kanë arrestuar një person në kontekstin e një hetimi për krime të luftës.

Akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999, thuhet në njoftim.

Operacioni i mëngjesit të sotëm është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës, dhe si pjesë e hetimit është bastisur një shtëpi në Lipjan.

Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEXit i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Komunikata thotë se hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale (PSRK-së).
XS
SM
MD
LG