Ndërlidhjet

NATO hedhë poshtë pohimet se ka goditur një fushë nafte


NATO-ja fajëson forcat besnike të Muamer Gadafit të kenë goditur një fushë të madhe nafte dhe ka hedhur poshtë pohimet se aleanca veriatlantike ka lansuar sulme ajrore në rajon.

Autoritetet në Libi kanë pohuar se aeroplanët britanikë kanë goditur një fushë të madhe nafte, duke dëmtuar naftëpërcjellësin që e lidh fushën me një port në Mesdhe.

Zëvendës ministri i jashtëm i Libisë, Halid Kaim tha se tre roje e kanë humbur jetën në fushën Sarir.

Çarls Bushard, komandant i operacioneve të NATO-s në Libi ka thënë nëpërmjet një komunikate se “forcat pro-Gadafi kanë sulmuar këtë rajon ditët e fundit, duke nxitur së paku një zjarr në fushën e naftës në Sarir. Të fajësosh NATO-n për këtë, është demonstrim i qartë se sa i dëshpëruar është vetë regjimi”.
XS
SM
MD
LG