Ndërlidhjet

Shqipëria, marrëveshje me Bankën Islamike për Zhvillim


Shqipëria do të huazojë 223 milionë dollarë amerikanë nga Banka Islamike për Zhvillim, për të financuar pjesë të një lidhjeje të re rrugore midis Tiranës dhe zonës industriale të Elbasanit.

Huaja 17-vjeçare, me një interes prej 5 për qind, do të financojë ndërtimin e një rruge me katër korsi nga nga një kompani greke, Aktor SA, e gjatë 26 km, në të cilën përfshihet edhe një tunel 1.37 km.

Ndërtimi pritet të fillojë këtë vit dhe projekti pritet të zgjasë rreth 18 muaj. Çmimi total i tij është vlerësuar rreth 400 milionë dollarë. Marrëveshja me Bankën Islamike për Zhvillim, selia e së cilës është në Arabinë Saudite, është nënshkruar të enjten në Tiranë.
XS
SM
MD
LG