Ndërlidhjet

Tërmeti godet Japoninë, alarm për cunami


Një tërmet më magnitudë 7.4 ka goditur pjesën verilindore të Japonisë, duke shkaktuar alarm për cunami.

Agjencia Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara tha se dridhjet kanë ndodhur në bregdetin lindor të Honshusë, rreth 144 kilometra nga centrali bërthamor Fukushima.

Ky i fundit ka pësuar dëmtime të rënda nga katastrofa e 11 marsit, çfarë ka shkaktuar krizë bërthamore. Kompania që operon centralin tha se është duke kontrolluar reaktorët, për të parë nëse lëkundjet kanë krijuar dëme të reja.
XS
SM
MD
LG