Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Kosovës


Me 80 vota për Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur ish-zëvendësdrejtoren e përgjithshme të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, në postin e presidentes.

Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Gjatë procesit të votimit, ajo kishte si kundërkandidate Suzana Novobërdaliun, deputete e AKR-së, e cila mori vetëm 10 vota.

Nga 100 deputetët e pranishëm në sallë, 10 vota të tjera ishin të pavlefshme.
XS
SM
MD
LG