Ndërlidhjet

Libi: Kryengritësit e mirëpritën planin paqësor të Turqisë


Kryengritësit e Libisë e kanë mirëpritur propozimin për paqe të paraqitur nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, që përfshinë armëpushim dhe tërheqje të trupave lojale të liderit Muamer Gadafi, nga qytetet e rrethuara në pjesën perëndimore të Libisë.

Shefi i Këshillit tranzicional të kryengritësve të Libisë, Mustafa Abdul Xhalal, i tha televizionit al-Xhazira, se do të ishte i gatshëm ta pranoj propozimin e kryeministrit të Turqisë, nëse Gadafi dhe familja e tij largohen nga Libia.

Planin e tij, zoti Erdogan e paraqiti mbrëmë në Ankara:

“Një armëpushim aktual do të siguriohej menjëherë, dhe focat pro Gadafit do të tërhiqeshin nga qytetet, që ata i kanë rrethuar në disa provinca të Libisë. Ndihmë e papenguar humanitare do të dërgohej për të gjithë vëllezërit në Libi, pa asnjë diskriminim, dhe për këtë qëllim do të krijoheshin korridoret e sigurta humanitare”, tha Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas tij, këto masa, do të diskutohen në takimin e grupit, që e udhëzon ndërhyrjen ndërkombëtare në Libi, me seli në Katar, javën e ardhshme.

Kryeministri Erdogan, poashtu, e ka siguruar opozitën në Libi, se Turqia i mbështet kërkesat e saj.
XS
SM
MD
LG