Ndërlidhjet

Ben Ali kishte urdhëruar sulme ajrore ndaj qytetarëve të tij


Ish presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali ka urdhëruar sulme ajrore në një qytet gjatë protestave për përmbysjen e tij në janar.

Taufik Bouderbala, kryetar i komisionit që heton abuzimet gjatë revoltës, u tha mediave tuniziane se Ben Ali kishte urdhëruar sulme ajrore në qytetin perëndimor Kaserin.

"Synimi ishte që të gjunjëzojë rajonin dhe njerëzit e tij përmes vrasjes kolektive dhe të paramenduar", tha Bouderbala.

Urdhëri, i cili nuk ishte kryer, ishte dhënë disa ditë para se Ben Ali të largohej në Arabinë Saudite në 24 janar, duke i dhënë fund sundimit 23 vjeçar.
XS
SM
MD
LG