Ndërlidhjet

Gjykata urdhëron shpërbërjen e partisë së Mubarakut


Gjykata Supreme Administrative e Egjiptit ka urdhëruar të shtunën shpërbërjen e ish partisë udhëheqëse të Presidentit të larguar nga pushteti, Hosni Mubarak.

Gjykata ka vendosur që të gjitha asetet e Partisë Nacional Demokratike të konfiskohen dhe t’i transferohen qeverisë. Partia e Mubarakut e ka dominuar skenën politike të Egjiptit nga viti 1978.

Shpërbërja e partisë ka qenë një kërkesë e protestuesëve që e detyruan Mubarakin të largohet nga detyra në muajin shkurt. Hosni Mubarak momentalisht është në spital ndërsa zyrtarisht është në paraburgim në pritje të marrjes në pyetje për korrupsion.

Përpos Mubarakut edhe dy fëmijët e tij dhe shumë zyrtarë të tjerë nga koha e regjimit tashmë të rrëzuar po përballen me hetime për korrupsion.

XS
SM
MD
LG