Ndërlidhjet

Ministrat arabë të Gjirit diskutojnë krizën në Jemen



Ministrat e Jashtëm të vendeve arabe të Gjirit e diskutuan me një delegacion qeveritar nga Jemeni nismën për t'i dhënë fund ngërçit ndërmjet protestuesve dhe autoriteteve në Jemen.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, ministrat thanë se i kishin diskutuar mënyrat e ndryshme për të zgjidhur konfliktin, por nuk bënë publike detaje apo plane.

Ministrat e Jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, që përbëhet nga Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po përpiqen të ndërmjetësojnë në një proces, i cili do të rezultonte me largimin nga pushteti të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Të martën, Këshilli i Sigurimit i KB mbajti mbledhje të mbyllur për krizën në Jemen por nuk arriti të bie dakord mbi deklaratën e përbashkët.

Takimi u mbajt në ditën kur forcat e Jemenit hapën zjarr ndaj protestuesve, duke vrarë tre njerëz.

Më shumë se 120 njerëz janë vrarë në protestat dy mujore që kërkojnë largimin e presidentit Saleh pas 32 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG