Ndërlidhjet

Gashi: Bosnja mund të njohë dokumentet e Kosoves


Ambasadori shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Flamur Gashi ju ka bërë përfaqësuesve politik dhe të tjerëve që të kontribojnë në njohjen e dokumentacionit që lëshohen në Kosovë për të mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.

Duke folur për agjencinë boshnjake, South East Neës Service Europe, Ambasadori Gashi ka përmendur disa fakte që sipas tij tregojnë nevojën urgjente për marrjen e këtij vendimi. “Nga gushti i vitit të kaluar, në Bosnje nuk mund të vijnë 387 studentë pasuniversitar të cilët e kanë filluar magjistraturën apo doktoraturën në Bosnje dhe Hercegovinë. Kemi të sëmurë që në vazhdimësi janë trajtuar nëpër klinikat e specializuara dhe ata nuk mund të vijnë më këtu që të ndjekin tretmanin e tyre shëndetësor. Unë do të thoja edhe një gjë se në këtë rast po bëhet edhe një problem me bazë humanitare sepse shtetasit e Kosovës të cilët kanë familjarët e tyre në Bosnje, nuk mund të vizitojnë të afërmit e tyre as në gëzime e as në hidhërime,” tha ambasadori shqiptar në Sarajevë.

Flamur Gashi vlerësoi se marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Bosnjës janë shumë të mira dhe për këtë ekziston fakti që qytetarët e të dyja vendeve nuk kanë nevojë për viza në vizita të ndërsjella.Për këtë arsye edhe diplomacia shqiptare e ka kursyer hë për hë Bosnjen sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës.

Megjithatë, sipas Ambasadorit shqiptar në Sarajevë, ky i fundit ka marrë premtime nga zyrtarë të lartë boshnjak se pas krijimit të qeverisë së re në Bosnjë do ketë jë vendim pozitiv për njohjen e dokumenteve që lëshohen në Kosovë.

“Unë kam kontaktuar udhëheqësit më të lartë të Bosnjes dhe Hercegovinës, duke filluar nga aëtarët e Presidencës, Kryeministrin, në federatë në Republika Srpska dhe kam premtime se pas krijimit të qeverisë së re në Bosnje të bëhet e mundur edhe lëvizja e qytetarëve të Kosovës,” vlerësojë ambasadori Gashi.
XS
SM
MD
LG