Ndërlidhjet

Veprimet e forcave të Gadafit cilësohen "krime ndërkombëtare"


Luftime të ashpra po zhvillohen në Misrata, qytetin perëndimor të Libisë, derisa numri i ushtarëve të vrarë nga forcat e Muamer Gadafit po rritet ndjeshëm.

Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillaj ka paralajmëruar se përdorimi i bombave thërmuese nga forcat besnike të Gadafit dhe shtënia me snajper në drejtim të civilëve mund të njihen si “krime ndërkombëtare”.

Qindra njerëz besohet se janë vrarë në qytetin që në tërësi ka 300 mijë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh në Libi. Organizatat humanitare thonë se situtata në Misrata po keqësohet për shkak të mungesës së ushqimeve dhe shërbimeve mjekësore.

Misrata është qyteti i vetëm që mbahet nën kontrollin e rebelëve në pjesën perëndimore të vendit. Një nga zëdhënësat e rebelëve ka njoftuar se aeroplanët e NATO-s kanë qenë një masë e pamjaftueshme në Misrata dhe se “kanë dështuar tërësisht që të ndryshojnë gjërat në terren”.

Pretendimet e forcave rebele në terren gjatë ditëve të fundit se po shënojnë përparim megjithë reagimin e ashpër të forcave qeveritare nuk ka qenë e mundshme të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Italia dhe Franca tashmë kanë njoftuar se do të dërgojnë grupe të vogla të këshilltarëve ushtarakë në përkrahje të rebelëve.

Njoftimi i këtyre dy shteteve vjen pasi Britania njoftoi të martën se do të dërgojë oficerë ushtarak për t’i ndihmuar rebelët.
XS
SM
MD
LG