Ndërlidhjet

Feith: Nuk ndikoj në ndryshimet kushtetuese


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, tha se nuk do të ndikojë në ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të bëhen në Kosovë. Ai tha se i takon Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës në Kuvend, që të marrin vendimet përfundimtare lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që gjatë amandamentimit të aktit më të lartë shtetëror të vendit, të forcohet pozita e femrës dhe të mos ndikohen të drejtat e komuniteteve.

Komentet e tij për këtë çështje, diplomati holandez i bëri gjatë një ligjërate të mbajtur para nxënësve të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë ku, në cilësinë e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, foli edhe për çështjet që ndërlidhen me të ardhmen evropiane të vendit.
XS
SM
MD
LG