Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë e të plagosur në ndeshjen Sigal Prishtina - Bambi



Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një qytetar janë lënduar mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit në mes të ekipit “Sigal Prishtina” dhe ekipit serb nga Mitrovica, “Bambi”.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se janë dëmtuar pesë vetura zyrtare dhe tri private.

“Të gjithë tifozët gjatë daljes kanë filluar me fyerje dhe pas asaj ka ardhur deri te incidenti, derisa ata kanë gjuajtur gjësende të ndryshme duke dëmtuar disa pjesë ose dritare të objektit të Pallatit të Rinisë. Pas kësaj ka intervenuar Policia”, tha Kelani.

Megjithatë, policia ende nuk ka dhënë sqarime për njoftimet, se pjesëtarët serbë të policisë pa marrë urdhëra nga lart, kishin qenë ata që kanë reaguar ndaj tifozëve, për shkak se ishin ndier të fyer. Kelani tha se ende nuk dihet sa është respektuar apo jo zinxhiri komandues nga pjesëtare të policisë.

Ai tha se policia po grumbullon të dhëna për të përpiluar një raport përfundimtar, i cili do të sqarojë rrethanat në të cilat kanë ndodhur përplasja.
XS
SM
MD
LG