Ndërlidhjet

Vetvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit


Lëvizja Vetvendosje ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi pasi të enjten, njësia speciale e Kosovës ka ndërhyrë kundër tifozëve të klubit të basketbollit të Prishtinës, Plisat.

Fjala është për përleshjet që ndodhën mbrëmjen e së enjtes, pas ndeshjes në mes të Klubit basketbollistik Prishtina dhe klubit serb, Bambi, që përfundojë me fitoren e klubit kryeqytetas.

Gjatë një konference me gazetarë ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i “Plisave”, Vetvendosje vlerësojë se “Nga sjellja e egër e njësisë speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhë nga Mitrovica vetëm më një qëllim të qartë: që të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë.”

Ankesa e Vetvendosjes ndaj Bajram Rexhepit ka të bëjë me deklaratën e këtij të fundit se fajtorë për dhunën janë tifozët e kryeqytetit, para se të kryhet çfarëdo hetimi.
XS
SM
MD
LG