Ndërlidhjet

Kosovë: Në Prizren besimtarët ortodoksë i festuan Pashkët


Në një Tempull ortodoks në Prizren, sot është mbajtur Liturgjia e Pashkëve, në të cilën morën pjesë afro 200 serbë nga Kosova.

Në këtë liturgji ishte i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Diter Shtajnbah, zëvendës shefi in misionit EULEKS, Endi Sparks, e të tjerë.

Peshkopi Teodosije u tha gazetarëve se liturgjia u mbajt për të parën herë, prej vitit 1999, dhe theksoi se kjo ishte ditë e madhe për popullin serb, që jeton në Prizren dhe në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët.

Ai ka shfaqur shpresën se serbët do të kthehen në Prizren.
XS
SM
MD
LG