Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Mubaraku dërgohet nga spitali civil në atë të burgut


Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit, Abdel-Maguid Mahmud, ka urdhëruar që ish presidenti Hosni Mubarak, nga spitali ku gjendet tash, në pushimoren Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq, të dërgohet në një spital të burgut.

Ky urdhër u bë pas kontrollit shëndetësor të ish presidentit, se a është ai i shëndoshë për të lëvizur.

Zoti Mubarak ishte pranuar në spital për shkak të problemeve në zemër, pasi atij dhe djemve të tij u ishte caktuar burgosja për 15 ditë, derisa po zhvlloheshin hetime lidhur me akuzat për korrupsion dhe për rolin e tyre në të shtënat nga armët e zjarrit, kundër protestuesve gjatë disa javëve të demonstratave kundër regjimit të tij.

Nën presionin e këtyre demonstratave, Hosni Mubaraku, u tërhoq më 11 shkurt të këtij viti.
XS
SM
MD
LG