Ndërlidhjet

Marok: Demonstruesit bëjnë thirrje për reforma


Mijëra njerëz në disa qytete të Marokut dje kanë marrë pjesë në demonstrata paqësore, duke bërë thirrje për reforma dhe drejtësi sociale.

Demonstratat ishin ftuar nga grupet e majta dhe islamike, që kishin organizuar protesta në shkurt dhe mars.

Mediat shtetërore raportuan se afro 4500 njerëz morën pjesë në demonstratën në qendrën financiare të Markout, Kazablanka, dhe afro 2500 në kryeqytetin Rabat.

Mbreti Mohamed i VI ka shpallur reforma kushtetuese, që do ta kufizonin pushtetin e tij.
XS
SM
MD
LG