Ndërlidhjet

Shalke zotohet të sulmojë edhe me Mançesterin


Futbollistët e klubit gjerman Shalke do të luajnë nesër në Gelzenkirhen ndeshjen e parë të gjysëm finales së Kupës së Kampionëve me klubin angles Mançester Junajted.

"Nuk do të luajmë për rezultatin 0-0. Duam të fitojmë në këtë ndeshje, ndaj do të luajmë ashtu si kundër Interit dy javë më parë", ka thënë traineri i Shalkes, Ralf Rangnik.

Kolegu i tij anglez, Aleks Ferguson ka theksuar se i shijon me kënaqësi ndeshjet e këtilla.

"Adhuroj kur sezoni i afrohet fundit dhe çdo ndeshje ka rëndësi të madhe. Gjithçka ndodh shpejt dhe nuk ke të drejtë të gabosh. Besoj që në fund do të jemi të kënaqur", ka thënë Ferguson.

Golashënues më i mirë në Ligën e Kampionëve është sulmuesi i ekipit gjerman Raul Gonzales me 71 gola. Ai tre herë e ka fituar kupën kur luante për Realin e Madridit.

Çifti i dytë i gjysëm finales janë Reali dhe Barcelona.
XS
SM
MD
LG