Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Pas fjalimit të presidentit Bush, senatori demokrat, Richard Durbin e dha deklaratën kundërshtuese të partisë së tij. Ai tha se shtimi i forcave të Shteteve të Bashkuara nuk do ta qetësojë Irakun.
"20 mijë ushtarë amerikanë janë tepër pak për t'i dhënë fund kësaj lufte civile në Irak dhe shumë amerikanë rrezikojnë jetën, ndërsa shumë prej tyre tashmë e kanë humbur atë. Është koha për presidentin Bush që të ballafaqohet me realitetin në Irak, e realiteti është se Amerika ka paguar çmim të lartë. Ne kemi paguar me jetën e më se 3000 ushtarëve tanë, me sakrificën e grave dhe burrave në uniforma dhe me taksat në dollarë nga familjet e Amerikës", tha senatori Durbin.
XS
SM
MD
LG