Ndërlidhjet

BAGDAD


Senatorja Hillary Clinton, demokrate që thuhet se po e shqyrton mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara, ka arritur sot në Bagdad, për të biseduar me zyrtarët e lartë irakianë dhe me komandantët ushtarakë amerikanë. Zonja Clinton ka kritikuar strategjinë e re të presidentit Bush për Irakun duke e cilësuar atë si plan që "propozon përshkallëzim të luftës në Irak". Së bashku me të në Bagdad janë edhe senatorit demokrat, Evan Bayh dhe kongresmeni republikan, John McHugh.
XS
SM
MD
LG