Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kreu i Partisë Radikale Serbe, që fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e djeshme në Serbi, Tomislav Nikoliç tha se nuk ka mundësi ta formoj qeverinë e re.
"Nuk do të kemi mundësi ta formojmë qeverinë. Por është e qartë se ata që vazhdimisht kanë thënë se nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me ne, do të kenë tash problem për të gjetur dikë me të cilët do të mund të bashkëpunojnë", tha kreu i partisë Nikoliç.
Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, partia e të cilit u rradhit e dyta me 23%, u shpreh optimist për formimin e një qeverie pro evropiane.
"Ne i kemi dy të tretat në Parlament. Mendoj se partitë demokratike, pro evropiane janë duke formuar një shumicë të madhe në Parlament dhe Qeveri gjë që ka shumë mundësi. Kemi një shumicë të fuqishme. Nëse marrim vendim të fuqishëm, i ndajmë vlerat dhe qëllimet tona, do të arrijmë ta formojmë këtë qeveri", tha Tadiç.
XS
SM
MD
LG