Ndërlidhjet

SARAJEVË


Vendet fqinje të Serbisë kanë shfaqur shpresa se forcat e moderuara do të mund ta formojnë qeverinë e re në Beograd dhe të sigurojnë stabilitet në rajon, pavarësisht dominimit të ultranacionalistëve në zgjedhjet e djeshme.
"Besoj që forcat demokratike, të përkushtuara për ardhmëri evropiane do të kenë mundësinë ta formojnë qeverinë e ardhshme", tha kryesuesi i presidencës së Bosnje Hercegovinës Nebojsha Radmanoviç. Zyrtarët në Kroaci dhe Mal të Zi poashtu u shprehën se një qeveri demokratike do të ishte lajm i mirë për rajonin.
XS
SM
MD
LG