Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Nuk do të ketë shtyrje të planeve për shpalosjen e propozimit për Kosovën para Këshillit të Sigurimit në fund të këtij muaji, ka thënë kryenegociatori Martti Ahtisaari në një intervistë për gazetën britanike 'Financial Times' të publikuar sot.
"Nëse dikush kërkon më tepër kohë, do t'i pyes, se a do të ndryshonte kjo diçka në qëndrimin e tyre? Nuk mendoj se vonesat në këtë proces do të sillnin ndryshime", ka thënë Ahtisaari.
Duke folur për qëndrimet e Grupit Kontaktit rreth pakos për statusin e Kosovës, Ahtisaari ka thënë se "mund të ketë disa nuanca të qëndrimeve, por është inkurajuese që ata po veprojnë së bashku".
XS
SM
MD
LG