Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t'ia kthejnë shpinën Kosovës", ka thënë senatori Joseph Lieberman, i cili ka kryesuar një delegacion prej tetë kongresistësh dhe senatorësh amerikanë gjatë vizitës së tyre në Kosovë.
Pas takimit me kryeministrin Agim Çeku, delegacioni i lartë i Kongresit amerikan ka shprehur bindjen se pakoja e Martti Ahtisaarit do të implementohet nga të dyja palët, ndërsa ka vlerësuar se Kosova po ec përpara për të arritur të drejtën e saj për statusin si një shtet i pavarur.
Delegacioni i Kongresit do të takohet edhe me komandantin e forcave amerikane në përbërje të KFOR-it, gjeneral Douglas Earhart.
XS
SM
MD
LG