Ndërlidhjet

MOSKË/VARSHAVË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Ivanov ka thënë se Moska ende nuk ka vendosur nëse do të tërhiqet nga marrëveshja me të cilën eliminohen raketat me rreze të mesme dhe të shkurta veprimi në Evropë, marrëveshje kjo e arritur në periudhën e Luftës së Ftohtë.
Ivanov i bëri këto komente pasi gjenerali John Craddock, komandant suprem i NATO-s, tha se Rusia nuk ka arsye të frikësohet nga planet për ndërtimin e sistemit amerikan të mbrojtes raketore, në qendër të Evropës. Ai tha se ky sistem ofron siguri për t'u mbrojtur nga sulmet e "regjimeve të papërgjegjshme".
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni, por Rusia e ka kundërshtuar këtë plan duke e cilësuar si kërcënim për sigurinë.
XS
SM
MD
LG