Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Martti Ahtisaarin dhe t'i inkurajojnë palët që të punojnë me të për të çuar përpara planin për statusin e Kosovës ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey.
"Ne presim që gjithë bashkësia ndërkombtare më në fund do t'i mbështesë këto përpjekje, ngase kjo është një çështje të cilës i ka ardhur koha për t'u zgjidhur. Është koha për të zgjidhur këtë çështje dhe për t'a zgjidhur për të mirën e të gjitha palëve në rajon", ka thënë Casey në një konferencë për shtyp në Uashington.
Në pyetjen lidhur me votimin e fundit në Parlamentin e Serbisë, Casey tha se "ky votim e riafirmoi qëndrimin ekzistues i cili tashmë është shtruar nga qeveria e mëparshme e Serbisë".
XS
SM
MD
LG