Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me udhëheqësit më të lartë të institucioneve qëndrore dhe shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker, para shkuarjes së tij në Tribunalin e Hagës.
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Çeku shprehën bindjen se Haradinaj në Hagë do të dëshmojë pafajësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së.
Haradinaj ndërkaq ka thënë se është i bindur se do të mbizotërojë drejtësia, dhe se në Tribunalin e Hagës do ta thotë vetëm të vërtetën dhe asgjë më shumë.
Haradinaj nga Kosova do të largohet të dielën, për t’u paraqitur në Tribunal më 26 shkurt, një javë para fillimit të procesit gjyqësor, më 5 mars. Ai u lirua përkohësisht nga Tribunali nën masa të mbikqyrjes nga administrata ndërkombëtare dy muaj pas ngritjes së aktakuzës, në mars të vitit 2005.
XS
SM
MD
LG