Ndërlidhjet

LONDËR


Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania takohen sot në Londër për të diskutuar opsionet e mëtejshme për të bërë presion kundër Iranit që t'a suspendoj programin e pasurimit të uraniumit.
Kryenegociatori iranian për prgramet bërthamore Ali Larijani tha se Teherani do t'a merr parasysh ftesën për bisedime, por pa parakushte.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Iranin nëse ky vend i ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.
"Liderët iranianë nuk kanë nevojë të kthehen prapa, por të ndalen. Ata duhet të ndërpresin pasurimin e uraniumit dhe atëherë mund të ulemi dhe të bisedojmë se çfarë janë duke menduar. Bashkësia ndërkombëtare është e palëkundur, ndërsa është Kapitulli 7 i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit që e dëshmon se Irani po e izolon vetën. Është koha që Irani të ndërmerrë hapa tjerë dhe ne shpresojmë se do t'a bëjnë një gjë të tillë", tha Rice.
Ndërkaq ministrja e Jashtme britanike Margaret Becket theksoi:
"Rruga në të cilën është duke shkuar Irani është mënyrë mjaft e rrezikshme. Por është rrugë të cilën ata e kanë zgjedhur. Ne do t'u preferonim të gjejnë mënyrë tjetër veprimi, që është më pak e rrezikshme", tha Becket.
XS
SM
MD
LG