Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë po mbahet raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, rreth propozimit të kryenegociatorit Marti Ahtisari për statusin e Kosovës. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se delegacioni i Prishtinës ka udhëtuar në Vjenë që të përfundojë procesin historik, i cili do të caktojë statusin e Kosovës.
"Pavarësia është alfa dhe omega, fillimi dhe fundi i qëndrimit tonë" tha Sejdiu duke shtuar se plani i Ahtisarit është i pranueshëm për Kosovën.
Sipas tij, tani është koha që Kosova dhe Serbia, si vende të pavarura, të nisen drejtë integrimeve në strukturat e Bashkimit Evropian dhe në NATO.
Në anën tjetër, kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica tha se "rrëmbimi i Kosovës nga Serbia do të paraqiste precedentin më të rrezikshëm në historinë e OKB-së".
Me këtë takim përfundon procesi negociator në Vjenë.
Brenda muajit, kryenegociatori Marti Ahtisari do të dorëzojë propozimin final për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG