Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri serb Koshtunica ka thënë se propozimi i Ahtisarit nuk i përmbush kushtet as në kuptimin thelbësor dhe as në atë procedurial në mënyrë që i njëjti të dalë para Këshillit të Sigurimit. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me zëvendësministrin e jashtëm italian, i cili nga ana e tij tha se Italia, e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit me vëmendje të veçantë ndjek zhvillimet rreth Kosovës.
Presidenti Tadiç gjatë takimit me diplomatin italian shfaqi shpresën që Italia të angazhohet për "zgjidhje kompromisi të baraspeshuar dhe të drejtë për statusin e ardhshëm të Kosovës", e cila nuk do destabilizonte Serbinë dhe rajonin.
XS
SM
MD
LG