Ndërlidhjet

NJU JORK


Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker sot i paraqet Këshillit të Sigurimit raportin tremujor për punën e administratës ndërkombëtare në Kosovë.
Në mbledhjen që do të jetë e mbyllur, do shqyrtohet gjendja në Kosovë, por nuk pritet të bëhet fjalë për propozimin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari.
Në mbledhjen e sotme do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryesuesja e Qendrës Koordinuese serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq, dhe shefi i ekipit negociator të Beogradit, Sllobodan Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG