Ndërlidhjet

KËRCINIMI ME VETO


Kosova do jetë e pavarur, pavarësisht ç'thonë e ç'bëjnë rusët

Economist


Si dhe kur Kosova do të jetë shteti më i ri në Evropë? Këto janë pyetjet me të cilat po përballen diplomatët evropianë dhe amerikanë në Kombet e Bashkuara. Së paku diplomatët nuk po humbin kohë duke debatur nëse Kosova duhet apo jo të jetë e pavarur. Është shumë vonë ta ndalosh pavarësinë e Kosovës.
14 muaj bisedime nën organizimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari nuk sollën marrëveshje mes palëve, çfarë sollën planin e zotit Ahtisari, që propozon pavarësi për Kosovën, por me kushte. Mes këtyre kushteve është dhe vendosja e misionit të Bashkimit Evropian, që do pasojë atë të Kombeve të Bashkuara i cili aktualisht administron Kosovën.
Shqiptarët e Kosovës me hezitim e pranuan planin e Ahtisarit derisa Beogradi e hodhi poshtë. Për shkaqe ligjore është e nevojshme një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit që do kalonte pushtetin nga organizata botërore tek një mision i Bashkimit Evropian. Por një Rusi e zemëruar, me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, nuk do ta pranojë planin e Ahtisarit, nëse ai kundërshtohet nga Beogradi. Madje Rusia shkoi dhe më tej kur deklaroi se nëse Ahtisari nuk është në gjendje të gjejë konsensusin mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës, dikush tjetër duhet ta marrë përsipër këtë detyrë.
Por kjo nuk është asgjë më shumë se një taktikë për të shtyrë procesin, se rusët e dinë se shqiptarët e Kosovës dhe serbët nuk do bien asnjëherë dakord.
Aktualisht plani i Ahtisarit po përkthehet në gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara dhe shpejt do t'i paraqitet dhe zyrtarisht Këshillit të Sigurimit.
Në të njëjtën kohë Ahtisari po deklaron se Kosova është provë e madhe për vendet e Bashkimit Evropian. Nëse plani dështon, jo vetëm Kosova do të përfshihet nga dhuna, por vetë Bashkimi Evropian do vuajë pasojat e një dështimi tjetër të madh në politikën e jashtme.
Këto argumenta kanë pasur një lloj suksesi. Dy vende dyshuese ndaj planit, Spanja e Sllovakia tani po thonë se uniteti i Bashkimit Evropian është më i rëndësisëhm se dyshimet e tyre.
Pas viteve kur interesi për Ballkanin ra, amerikanët po nxjerrin sërish në lojë armatimin e rëndë. Së fundi ish diplomati amerikan Riçard Hollburk shkroi se "Siguria evropiane dhe qëndrushëmria si dhe marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë në pyetje". Zoti Hollbruk ndonëse aktualisht është qytetar i thjeshtë, ka lidhje të ngushta me Departamentin e Shtetit. Pak mund ta besojnë se ai shpreh vetëm qëndrimin e tij personal. Është e rëndësishme që zoti Hollbruk thotë ato gjëra që shqetësojnë shumë.
Nëse Rusia bllokon rezolutën e re Kosova do ta shpallë prapë pavarësinë dhe amerikanët ndoshta do ta njohin atë. Shumë vende myslimane do ta ndjekin, por zoti Hollbruk mendon se shumë vende evropiane nuk do bëjnë të njëjtën gjë.
Pa rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara diplomatët thonë se çështja nuk shtrohet pavarësi apo jo, por shtrohet pyetja e pavarësisë së kontrolluar dhe pakontrolluar.
XS
SM
MD
LG