Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


"Akt i dyshimtë" është cilësuar nga Minsitria e Jashtme iraniane ajo që ata e quajnë hyrje e paligjshme e ushtarëve britanikë në ujërat iraniane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Muhamed Ali Hoseini tha se Britania "duhet të pranojë përgjegjësitë" për një veprim që bie në kundërshtim me "marrëveshjet ndërkombëtare".
Bashkimi Evropian ka kërkuar lirimin e ushtarëve britanikë përmes shefit të diplomacisë gjermane, vend i cili ka dhe kryesinë e rradhës.
"Nuk kemi të dhënat përfundimtare, por kemi konfirmimin zyrtar se trupat janë nën arrest për shkelje të paligjshme të kufirit. Gjatë ditës do lëshojmë dhe një kërkesë zyrtare për lirimin e menjëhershëm të ushtarve", tha Shteinmajer.
Të 15 ushtarët britanikë u kapën nga forcat iraniane në ujërat që ndajnë Iranin nga Iraku.
XS
SM
MD
LG