Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd Michael Polt deklaroi se Këshilli i Sigurimit i KB nuk do të hedh poshtë planin e kryenegociatorit për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari dhe se do të miratojë rezolutë e cila do t'i hap rrugë pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën.
"Pritjet për dështimin në miratimin e rezolutës së KS nuk janë reale" tha Polt për të shtuar se "Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin asnjë formë të vazhdimit të bisedimeve për statusin e Kosovës".
XS
SM
MD
LG