Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael Polt ka shfaqur bindjen se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk do ta refuzoj planin e Martti Ahtisaarit dhe se do ta miratoj rezolutën, e cila do ta hapë rrugën për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Në këtë kuadër ai tha se "pritjet e mossuksesit për arritjen e rezolutës në Këshillin e Sigurimit janë joreale". Ambasadori Polt ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin kurrfarë vazhdimi të bisedimeve për statusin e Kosovës. Ambasadori britanik në Beograd, Stiven Vordsvort tha se pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, siç është propozuar në planin e Martti Ahtisaarit është "mënyra më e mirë për të lëvizur përpara". Këto komente ambasadorët Polt dhe Vordsvort i bënë për radion B92.
XS
SM
MD
LG